Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini ka pranuar se ai është i brengosur me paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores minimale 1-0 ndaj Zurichut në Bernabeu.“ Ne jemi të brengosur sepse nuk është kjo loja që dëshironim ta luanim. Kjo nuk është loja më teknike ashtu siç e dua unë. Por në anën tjetër jemi të sigurtë në mbrojtje.”
“ Na mungon kreativiteti, mobilizim më i madh dhe pak fat. Ne patëm raste por nuk i shfrytëzuam.”
“ Është shumë e drejtë për të na kritikuar. Paraqitja ishte jo mbreslënëse, nuk luajtëm keq, por nuk luajtëm si dijmë të luajmë.”
“ Ndeshja me Barcën është diçka tjetër, ata kanë koncept të çartë dhe ne jemi në kërkim të një sistemi më ndryshe se vitin e kaluar. Nuk pajtohem se ekziston diferenc e madhe mes Real Madridit dhe Barcelonës.”