Assi i Milanit Ronaldinho ka rëfyer sekretin e rikthimit në formë, duke e akuzuar ish trajnerin Rossoner Ancleottin për dështimin e tij në San Siro.“ Çfarë ndryshoi për mua kur erdhi Leonardo në vend të Ancelottit ? Tani jam duke luajtur ! “
“ Tani jam adoptuar me futbollin Italian, mund ta flas gjuhën, ndjehem më mirë fizikisht dhe koka ime është pa brenga.”
“ Jam përshtatur me Leonardon dhe jam i lumtur, edhe pse takim pas takimi ai po më nxjerr në fund të tyre.”
“ Të punosh me të është stimulim. ‘ Leo ‘ është një entuziast nga natyra dhe energjinë e tij na dedikon neve.”
“ Ai është një takticien i përgatitur, që do të dëshmoj se klubi bëri zgjidhjen e duhur që e emëroi atë si trajner.”
Ronaldinho ishte i kufizuar në minutazhë në kohën e Ancelottit. Tani, nën drejtimin e Leonardos, ai pati një start të keq, mirëpo më pas ishte titullar duke e ndihmuar Milanin në disa ndeshje.