16 nëntor 2009

Nje histori tjeter per Trezeguen…

Tani nuk eshte e gabuar te mendosh dhe per titullin kampion dhe pse sezoni 4-te eshte ende i gjate. Duhet sulmuar Inter dhe largesia prej pese pikesh qe ka krijuar ndaj Juventusit. Kete e mendon por dhe e shpreh francezi Trezegue, shenuesi me profilik i huaj ne historine e zonjes se vjeter. Golat me te bukur ne ate buqete terheqese prej 167 te tillesh me Juventusin jane tre. “I pari ndaj Panathinaikosit, ndaj Milanit ne titullin kampion qe na u hoq dhe pastaj ne San Siro”, thote sulmuesi francez. Dhe goli qe ka munguar? “Ai qe mund ti jepte Juventusit, trofene e liges se kampioneve qe mua me mungon shume”. Trezegue analizon dhe ecurine e futbollit modern duke arritur ne nje perfundim te rendesishem: “Nuk arrije te shikoje trashegimtarin tim, pasi futbolli sot ka ndryshuar. Nuk ekzistojne me sulmues klasik, si pike e pare e skuadres, si mua apo dhe Krespo. Jane zhdukur… Tani duhet te levizesh shume, ti largohesh zones dhe mbulimit agresiv te kundershtarit. Po kerkoje te adaptohem me kete zhvillim te ri te futbollit”. Te Juventus ka ardhur tekniku Ciro Ferrara dhe gjerat duken se kane ndryshuar per sulmuesin francez. “Ranieri nuk me konsideronte te rendesishem, ndersa tani fale dhe demtimit te Del Pieros dhe Jakuintes kam rifituar besimin e teknikut Ferrara. Interi? Mund ta arijme, Juventus duhet ti jetoje intensivisht tre javet e ardhshme dhe pastaj te shikojme. Por nderkohe duhet te hedhim veshtrimin dhe prapa, te Milan…”, perfundoi Trezegue.