16 nëntor 2009

Fabregas = Toure + Krkic

Barcelona dëshiron që me çdo kusht të sigurojë një marveshje për transferimin e Cesc Fabregasit nga Arsenali verën e ardhshme, dhe kështu është duke menduar shkëmbimin që mund ti shoh Yaya Touren dhe Bojan Krkicin në Emirates.
Joan Laporta do të largohet nga posti drejtues në qershor. Ai dëshiron që ta rikthej mesfushorin katalan, i cili do të ishte një dëshmi për punën e Laportas.
Laporta, që kur mori drejtimin në Camp Nou, ishte refuzuar nga top – çinjt për rikthimin e Fabregasit në vendlindje.
Eshe pse Arsenali i rezistoi ofertave të Barcelonës shumë herë, duket se gjiganti Spanjoll këtë herë ka vendosur të bëj një ofertë që sipas The Daily Mail do të jep frytet e veta.
Yaya Toure dhe Bojan Krkic do të ofrohen si pjesë e shkëmbimit me Fabregasin. Të dy këta janë të pakënaqur në Barcelonë, duke luajtur shumë pak këtë sezonë.
Menagjerit të Arsenalit, Arsene Wenger, duket se do ti pëlqej kjo ofertë pasi që ai i adhuron të dy lojtarët e Barcelonës.
Real Madrid është lidhur poashtu me Fabregasin. Është shumë e besuar që Fabregas do të kaloj te Barcelona, për shkak të presionit nga familja e tij.