Braziliani Fabio Simplicio mund ti bashkohet Romes në merkaton dimërore.Presidenti i Palermos Maurizio Zamparini kohën e fundit ka deklaruar se Fabio Simplicio ishte gati të nënshkruaj një rinovim me klubin, por ende nuk është bërë një marrëveshje zyrtare.
Agjenti i mesfushorit Gilmar Rinaldi, ka deklaruar se Simplicio mund ti bashkohet ndonjë klubi tjetër në Janar.
“Simplicio në Roma? Kjo është krejtësisht e re për mua, ” tha Rinaldi për Romagiallorossa.com
Por ende nuk është bërë e ditur nëse lojtari dëshiron të largohet nga Palermo.
“Ne nuk e kemi konsideruar idenë se Simplicio mund të bashkohet me Romën. Ne do të vleresojme çdo mundësi në janar.