16 nëntor 2009

Ancelotti nuk dëshiron të rikthehet në Itali

Menaxheri i Chelsea Carlo Ancelotti ka thënë se ai nuk dëshiron të rikthehet në Itali. Si duket atij i ka pëlqyer jeta në Londër.
Ancelotti ka insistuar se ai nuk do të kthehet në Itali për ta zëvendësuar Marcello Lipin.
Sipas spekulimeve Lippi dëshiron që të ketë një pozicion administrativ në Juventus, dhe Anceloti mund ta marë detyrën e kombëtares së Italisë.
Por është vet Ancelotti i cili e hedh poshtë këtë mundësi duke thënë se ai është duke u kënaqur në Londër.
“Unë kam një kontratë tre vjeçare me Chelsea, dhe dua ta respektojë atë, ”
“Në Premier League ne kemi fituar 10 nga 12 ndeshje, ndërsa në Champions League tre nga katër, pra këto nuk janë rezultate të këqija. ”
Ancelotti është duke u kënaqur me jetën në Angli. Atij i ka pëlqyer edhe tryeza e ngrënies duke thënë. ” Edhe në tryezën e ngrënies nuk kam pasur probleme. ”
“Une jam i mahnitur nga kuzhina angleze dhe në veçanti me mëngjesin. Unë jam bërë një tifoz i proshutës. ”