Del Piero ka deklaruar se është i gatshëm për lojë, dhe se ai dëshiron ti ndihmojë klubit të tij.Alessandro Del Piero beson se është në gjendje të mirë që të kthehet në fushat e lojës, ai dëshiron që ti ndihmojë Zonjës së vjetër në ndeshjen e ardhshme kundër Udinese.
“Do të luaj apo jo? Fizikisht unë besoj se jam i gatshëm, dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. ”
Del Piero ka humbur disa paraqitje me Juventus këtë sezon për shkak të lëndimit, dhe ai dëshiron që të kthehet sa më shpejtë në menyrë që të fitojë një vend në skuadrën e Marcello Lipit për kupën e botes.
35 vjeçari dëshiron që në verën e ardhshme të jetë në Afrikën e Jugut me klubin e tij.
“Në Qershor, unë shpresoj se nuk do të jem në pushim! ” tha Del Piero për shaka.