Chelsea mposhti Porton dhe morri tri pikë nga Estadio do Dragao në kuadër të Champions League për të siguruar pozitën e parë në grup.“ Është e rëndësishme të përfundosh i pari në grup. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ishte objektivi ynë. Tani mund të kemi një short më të lehtë.”
“ Ndeshja ishte e mirë. Të fitosh këtu nuk është lehtë. Ne luajtëm një ndeshje të mirë, ishte ndeshje e mirë dhe fitore e mirë. Chelsea luajti mirë. Ne jemi të gjithë të lumtur.”
“ Anelka është shumë i rëndësishëm për ne sepse ai e lexon situatën e ndeshjes mjaft mirë.”
“ Shpeshherë ai është sulmues, shpeshherë ai i ndihmon mesfushorëve.” Deklaroi pas ndeshje Ancelotti.