Sulmuesi brazilian i Milanit, Pato, deklaroi se java që vjen është tepër e rëndësishme për ekipin e tij dhe se ai është gati për ta përballuar atë me sukses.“Do të fillojmë një javë shumë të rëndësishme, sepse të dielën luajmë përballë Kaljarit, një skuadër e fortë. Gjatë kësaj jave pushimi kam punuar fort për ta filluar sa më mirë dhe për të luajtur një ndeshje të madhe ditën e diel”, u shpreh 20-vjeçari për “Milan Channel”.Pato ka shënuar shtatë gola me fanellën kuqezi deri tani, i fundit ishte ai i javës së kaluar në fitoren 2-1 ndaj Lacios në transfertë. Ai shprehet i kënaqur me pozicionin ku po luan në ndeshjet e fundit. “Ndoshta kam mësuar shumë gjëra në krahasim me sezonin e kaluar”, shtoi braziliani.
Talenti kuqezi shtoi s e ndien veten më mirë në krahun e djathtë të “tridhëmbëshit” të Leonardos: “Ndihem mirë me trajnerin, me skuadrën dhe mund të ndihmoj edhe në prapavijë. Jam i kënaqur që arrij të jap më të mirën në këtë pozicion”.