Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka reaguar ndaj kërkesave të vazhdueshme të shtypit për përfshirjen e Antonio Cassanos dhe Amaurit në skuadrën që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.Duket se Lippi është mërzitur me pyetjet e vazhdueshme dhe provokuese të gazetarëve për të njëjtat gjëra.
“Nuk mendoj se ka shumë për të thënë. Nuk e kam ndërmend të flas për Amaurin, Cassanon, ose nëse Lippi do të kthehet te Juventusi. Nuk dua të flas për këto gjëra të parëndësishme”, u ka thënë trajneri gazetarëve.