Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve humbi 2-1 përballë Bjellorusisë në ndeshjen që sapo përfundoi, të luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.Kuqezinjtë e vegjël e gjetën veten në disavantazhin e dy golave që në 36 minutat e para të takimit. Skavish realizoi dy herë në portën e Shpëtim Moçkës në minutat 8’ dhe 36’, duke e mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0 për bjellorusët.Futbollisti i Flamurtarit, Odise Roshi, shkurtoi diferencën në minutën e 76-të, duke e hapur në njëfarë mënyre takimin. Megjithatë, skuadra e Artan Bushatit nuk arriti të bëjë më tepër, duke arkivuar në këtë mënyrë humbjen e pestë në shtatë ndeshje të luajtura në kuadër të eliminatoreve të Euro 2011.
21-vjeçarët shqiptarë renditen në vendin e parafundit në grupin 10 me katër pikë, duke lënë prapa vetëm Azerbajxhanin.