18 nëntor 2009

"Nuk jemi ‘vrasës‘ të kampionatit"

Besa ishte "viktima" e fundit e Dinamos, e cila tashmë ka imponuar një diferencë prej 8 pikësh nga ndjekëset, duke u vetëkandiduar si një prej pretendenteve kryesore për titullin kampion në këtë sezon. Nuk kanë munguar edhe etiketat për këtë ecuri të tyre, duke u vënë edhe nofkën "vrasës" të kampionatit. Por trajneri i bluve, Shkëlqim Muça, nuk e pranon këtë, pasi ai pohon se s‘duhet edhe shumë deri në fund të sezonit. Ne nuk jemi "vrasës" të kampionatit për këtë shkëputje te madhe, pasi duhen vetëm disa hapa fals nga ana jonë dhe skuadrat që na ndjekin na barazojnë ose dhe na kalojnë në klasifikim. Futbolli prandaj është i bukur, sepse dhuron gjithmonë të papritura të këndshme për disa dhe të pakëndshme për të tjerë. Skuadrat që do rivalizojnë deri në fund të kampionatit do jenë Besa dhe Tirana".