16 nëntor 2009

Zvicra me tre shqiptarë kampione e botës

Zvicra U-17 me tre shqiptarët: Frederik Veseli, Granit Xhaka e Pajtim Kasami në finalen e madhe të Kampionatit botëror e mundën me rezultat 1:0 kombëtaren e Nigerisë.
Kombëtarja e Zvicrës U-17 bëhet kampione e botës për U-17 në futboll. Zvicra U-17 me tre shqiptarët: Frederik Veseli, Granit Xhaka e Pajtim Kasami në finalen e madhe të Kampionatit botëror e mundën me rezultat 1:0 kombëtaren e Nigerisë. Finalja e madhe është zhvilluar në Stadiumin Nacional Abuja në Nigeri, para një numrit jashtëzakonisht të madh të adhuruesve, gjithsej 64 mijë. Zviceranët dëshmuan cilësi të larta së bashku me shqiptarët: Veseli, Kasami e Xhaka. Golin e fitores kombëtarja e Zvicrës e shënoi në minutën e 63-të nëpërmjet futbollistit Haris Seferovic, gol ky që ia siguroi edhe titullin e parë të botës kësaj kombëtare për U-17. Nigerianët bënë të gjitha përpjekjet që ta barazojnë rezultatin deri në fund, por ishte e kot, pasi që hasën në një mbrojtje tejet të fortë të zviceranëve.

Me ketë formacion filluanë Zviceranet Finalen: Ricardo Rodriguez, Bruno Martignoni, pajtim Kasami, Nassim Ben Khalifa, Haris Seferovic, Benjamin Siegrist; para nga e majta: Janick Kamber, Oliver tifoz Charyl Chappuis, Granit Xhakaj dhe Frederic Veseli kapiten i ekipit.
Kapiteni Veseli luajti deri në minutën e 78-të kur është zëvendësuar nga futbollisti Hajrovic, ndërsa Granit Xhaka ndërrohet në minutën e 90-të nga futbollisti Nimeley. Fitore e madhe e kombëtares së Zvicrës dhe të gjithë futbollistët janë meritorë për këtë sukses. Padyshim kontribut shumë të madh për trofeun e parë kanë dhënë edhe shqiptarët Veseli, Xhaka e Kasami. Zvicra pak kush ka pritur dhe madje as pesimistët më të mëdhenj nuk e kanë pritur një triumf të kësaj kombëtare në botëror dhe njëherësh që ka çmendur adhuruesit në stadium në veçanti nigerianët. Zviceranët kremtojnë një titull të çmueshëm dhe që e merituan me kuptimin e plotë të fjalës. Ata në grupin B patën mundur me rezultat 2:0 Meksikon, pastaj 4:3 Japoninë, 1:0 Brazilin, ndërsa në tetën e finales eliminuan me rezultat 4:3 Gjermaninë, pastaj në çerekfinale mundën me rezultat 2:1 Italinë dhe në gjysmëfinale me 4:0 Kolumbinë. Në finalen e madhe ngadhënjyen ndaj Nigerisë.

Zvicra U-17-Nigeria U-17 1:0 (0:0)
Stadiumi Nacional Abuja.
Shikues: 64.000.
Gjyqtarë: Vazquez (Uruguai).
Shënues: Seferovic (63').
Zvicra U-17: Siegrist; Martignoni (Gonçalves 68'), Chappuis, Veseli (Hajrovic 78'), Rodriguez; Xhaka (Nimeley 90'), Buff, Kasami, Kamber; Seferovic dhe Ben Khalifa.
Nigeria: Paul; Oliha, Chukwudi, Omeru, Aliyu; Egbedi (Kayode 71'), Azeez, Ajagun, Envoh; Omeruo shw Emmanuel (Otubanjo 77).


Blatter dorëzon kupën zviceranëve
Kryetari i FIFA-s, Sepp Blatter, ia dorëzoi kupën kampionit të botës kombëtares së Zvicrës në futboll. Gëzimi i madh dhe i papërshkrueshëm te zviceranët e rinj. Kjo fotografi ka edhe një të veçantë, për faktin se afër Blatterit është futbollisti më i miri i kombëtares së Zvicrës, shqiptari, Frederik Veseli, i cili ka numrin pesë në fanellë dhe ishte kapiten.
Ja si festohet në familjen Veseli?
Ka qenë më shumë se kremte dhe në pamje të parë duket e pabesueshme për familjen e Veselit, se i biri i tyre, me kombëtaren e Zvicrës janë kampione bote për U-17 në futboll. Familja e Frederik Veselit, siç shihet në foto, në këtë mënyrë e ka kremtuar titullin e kampionit të Zvicrës. Ky titull është tejet i madh dhe i paharruar sepse kombëtarja e Zvicrës U-17 pati tre titullarë në përbërje e parë në fitoren e madhe dhe historike që e arriti në finalen e kampionatit botëror me rezultat 1:0 kundër Nigerisë. Në një ndeshje që u shikua në Abuja nga 64 mijë adhurues më të flaktë.
Kasami gëzohet me lot në sy
Të gjithë futbollistët e Zvicrës U-17 iu gëzuan fitores dhe asnjëri nga ta nuk ka mundur t’i përmbahet lotëve të kësaj fitoreje historike dhe që ua solli titullin e parë të kampionit të botës U-17 në futboll. Në fotografi shihet edhe Pajtim Kasami, një futbollistë që luan në pozitën e mesfushorit, i fuqishëm, i shpejt dhe gjithnjë i rrezikshëm për portën rivale. Futbollisti Kasami së bashku me dy futbollistë të tjerë shqiptarë: Frederik Veseli e Granit Xhaka, vazhdimisht ishin titullarë dhe ndër më të mirët në fushë. Në taborin e kombëtares së Zvicrës ishte një kremte e madhe, e cila gjatë do të mbahet mend për arsye se as vet nuk e kanë pritur suksesin e arritur në një konkurrencë tejet të fortë.