Ish-mesfushori çek do të jetë drejtues i ri i bardhezinjve si ndërmjetës mes lojtarëve e klubit që nga muaji janarPavel Nedved është duke u kthyer. Pas një përpjekjeje që ndodhi në verë, ish-mesfushori çek është gati të ripërqafojë ish-ngjyrat e skuadrës së tij. Sipas burimeve që vijnë nga shtypi italian, Nedvedi do të kthehet në Torino që në muajt e parë të vitit 2010-të, kur do t’i besohet një detyrë e brëndshme në stafin drejtues. Por vetëm në verën e vitit që vjen, do të konkretizohet plotësisht edhe detyra e tij, teksa objektivi i klubit është ta përfshijë ish-fituesin e “Topit të artë” në një pozicion strategjik të organikës, që do ta lejojë të bëjë ndërmjetësin mes skuadrës dhe klubit. Një rast “ala” Nedved pra: duhet ndikim, karakter dhe shpejtësi në dialog. Karakteristika që Nedvedi i ka dhe që ish-shokët dhe drejtuesit aktualë e adhurojnë. Marrëdhënia mes ish-futbollistit dhe Juventusit, ka mbetur po ashtu e shkëlqyer. Që nga fillimi i sezonit, Nedvedi ka qenë në Vinovo dy herë, ku takoi shokët e vjetër dhe bisedoi me të rinjtë. Pas “ngricës” së verës që shkoi, kur 37-vjeçari shpresonte të luante akoma me fanellën bardhezi, është kthyer qetësia e bazuar në ndienja të mira reciproke dhe mbi një pasion të pambarimtë.
Rikthimi do të jetë gradual, në fillim si një drejtues i thjeshtë (do të ishte jo e drejtë të shpërqendronte ekuilibrat e krijuar në stafin e brendshëm teknik), pastaj si ndërmjetës, me shumë kompetencë në fushë dhe jashtë saj. Presidenti Blank dhe trajneri Ferrara e donin pranë dhe që të dyve do t’i realizohet dëshira.