Në krahasim me Interin, skuadra e Ferrarës është më shumë jo korrekte dhe më pak e pasaktë në pasimeXhon Elkan ka filluar të zbavitet, por kërkon të kthehet të fitojë. Presidenti Blank pret me kureshti të shohë sesi do të punojë Çiro me organikën e plotë. Po Ferrara? I ndodhur në mes të situatës, trajneri bardhezi nuk mund ta refuzojë sfidën. Që nuk është vetëm Juventus-Inter më 5 dhjetor. Në axhendën personale është edhe një ndeshje “asterike” më 16 maj, e fundit e kampionatit ndaj Milanit. Llogaritë bëhen në fund, një “kokë më kokë” deri në ndeshjet e fundit do të ishte një sukses”, - është mendimi i trajnerit bardhezi. Në shtëpinë e Juves tani është momenti për të parë shifrat dhe besojnë te afrimi në renditje me zikaltrit para takimit direkt, ndonëse Ferrara ka objektiva më të rëndësishëm. Pika e parë në axhendë është e lidhur me kushtet fizike të lojtarëve si Del Piero, Markizio e Sisoko, që pritet të riaftësohen gjatë këtyre ditëve.
REBUS - Skemat do të varen sigurisht nga ata lojtarë që ka të gatshëm. Juvja në fillim të sezonit e nisi me “rombin”, me Markizion dhe pastaj Xhiovinkon anësorë të majtë. Me rikthimin e Sisokos ishte radha e dy mesfushorëve, e afrikanit dhe e Felipe Melos të luanin pas shpinës së tre mesfushorëve dhe një sulmuesi të vetëm, Trezege ose Amauri. Me rifillimin e kampionatit, me organikën bazë të gatshme, Juvja e vërtetë e menduar në verë mund të marrë formë pak nga pak. Me një apo dy sulmues? Dilema në këtë pikë nuk është se ka të bëjë me fazën mbrojtëse ose vendosjen e mesfushës, po ku do të aktivizohet Alesandro Del Piero. Pra, vetëm një apo dy sulmues? Nëse do të zgjidhte vetë kapiteni, më mirë rombi, dy sulmues, një rikthim në origjinë në krah të Trezegolit. Një aspekt taktik shumë i lehtë për sfidën me Interin. Një Juventus i kudondodhur, i aftë të veprojë gjatë ndeshjes si do trajneri.
DIGA - Me rikthimin e Sisokos e Markizios, dyshja Melo-Poulsen mund të mënjanohet nga trajneri napoletan, duke synuar te “diga” e vërtetë, e aftë të mbrojë, të pasojë dhe të finalizojë, pra një mesfushë me shumë cilësi. Sisoko mund të luajë që këtë javë ndaj Udinezes, Markizio do të jetë në fushë me Kaljarin. Një Juventus që duhet të bashkojë “egërsinë” dhe cilësinë. Kjo e fundit është një nga problemet e javëve të para, siç nënvizojnë edhe numrat në përballjet me zikaltrit. Rotacioni, për shkak të dëmtimeve dhe koha e nevojshme për Diegon që të përshtatet me lojën dhe me shokët, kanë ndikuar në cilësi. Bardhezinjtë kanë shkaktuar më shumë faulla se kolegët interistë: 229 ndërhyrje të gabuara kundrejt 207; kanë numrin më të vogël të pasimeve të sakta (4300 kundrejt 4805). Juvja është edhe më e pasaktë në aspektin e golave, më pak cinike dhe ka shumë raste të humbura, pavarësisht 25 golave të shënuar pa 11-metërsha ama. Juvja e përsosur e Ferrarës është një “miks” mes sulmit të kampionatit dhe mbrojtjes së Championsit, ku ka pësuar më pak gola në Europë, vetëm një me Bordonë. “Përsosmëria? Nuk ekziston, por mund të përmirësohemi, duhet dhe mund të jemi më cinikë, sepse ndërtojmë lojë dhe topa për gol, por në disa ndeshje nuk jemi të zotë ta mbyllim ndeshjen”, - përfundon Ferrara.