Në dyshim kundër Lirisë
Kampioni në fuqi, Prishtina, nuk përjashtohet mundësia që në radhët e veta mos të ketë futbollistin më të mirë, Astrit Fazliun, në ndeshjen e tetës së finales për kupë kundër Lirisë në Prizren. “Dëshira ime është të jem pjesë e skuadrës për t’i ndihmuar në ndeshjen kundër Lirisë. Për shkak të lëndimit që kam pasur këto ditë, u desh tre ditë të jam në pushim, por tash kam filluar me ushtrime të lehta dhe shpresoj se do të jem gati kundër Lirisë. Në Prizren do të luftojmë me të gjitha forcat për fitore sepse në rast të humbjes eliminohemi nga garat e kupës. Prandaj do të mundohemi të japim krejt çka kemi nga vetja dhe të dalim triumfues ”, tha Fazliu.