16 nëntor 2009

Bunjaku i kënaqur

Përfundoi kampi i Përfaqësueses “A” në futboll, ku për tri ditë përzgjedhësi Albert Bunjaku, me bashkëpunëtorët e tij, punuan në pasimet dhe pranimet e shpejta të topit, loja sulmuese, por edhe ajo në mbrojtje. Përzgjedhësi Bunjaku dhe bashkëpunëtorët e tij pas përfundimit të kampit janë shprehur mjaft të kënaqur me punën, disiplinën dhe vullnetin e futbollistëve për punë dhe për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Në janar do të bëhen testet fizike për të gjithë të ftuarit në kampion e tetorit dhe të nëntorit, por edhe të tjerëve që përzgjedhësi mendon se mund të jenë pjesë e Përfaqësueses.