Kuzhe: Mbrojtja me la shije të mirë
Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Josip Kuzhe, e vlerësoi si të kënaqshëm barazimin (0:0) në miqësore me Estoninë. "Ky ishte testi im i parë. Ne kemi një objektiv: I rëndësishëm për ne ishte niveli i lojës: të ndërtonim një lojë të mirë, sigurisht për të futur lojtarë të rinj dhe për të marrë diçka pozitive nga këta të rinj. Mbrojtja më la shije të mirë, ndoshta nga sulmi prisja diçka më shumë. Nuk duhet të harrojmë se na mungonte Bogdani. Jemi duke parë për të ardhmen, po punojmë shumë mirë, padyshim që ky ishte një fillim i rëndësishëm. Skelën, Duron, Canën etj., nuk i zëvendësova, pasi nuk doja ta humbja këtë ndeshje”, tha Kuzhe.