Përfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës ka marrë një lajm zhgënjyes nga stafi mjekësor- mesfushori Zvjezdan Misimovic do të mungojë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror kundër Portugalisë.
Në ndeshjen e parë si mysafir, Bosnja u mposht me rezultat minimal nga Portugalia, ndërsa të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Zenice, me ç’rast boshnjakët do të tentojnë ta përmbysin rezultatin.
Sipas Kicker, trajneri i Miroslav Blazevic do ta inkuadrojë Zlatan Bajramovicin ose Haris Medunjaninin në vend të Misimovicit të lënduar.
Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Emir Spahic, Elvir Rahimic dhe Samir Muratovic, pasi që janë të suspenduar.