18 nëntor 2009

Santa Cruz : Robinho dëshiron Barcelonën

Sulmuesi i Manchester Cityt Robinho dëshiron ti distancohet spekulimeve për kalimin e tij, me Barcelonën e para në radhë për transferimin e tij.
The Mirror raporton se Braziliani Robinho flet tërë kohën me bashkëlojtarët e tij në zhveshtore për dëshirën e kalimit në Barcelonë, dhe këtë e vërteton dhe Santa Cruz në një intervistë për Catalunya Radio.
“ Natyrisht që ai flet për këtë, dhe lojtarët po bëjnë shaka me të në zhveshtore.”
“ Në shtypin anglez ka shumë interesim për Robinhon dhe Barçën, që nuk e fsheh dëshirën për të luajtur një ditë për Barcelonën.”
“ Nuk do të ishte e vështirë. Të transferosh një talent si Robinho në atë skuadër kualitative do të ishte e mrekullueshme pasi që Robinho ka aftësi të mëdha.”
“ Robinho nuk do të kishe problem që të ishte pjesë e asaj skuadre.” Përfundoi Santa Cruz.