Ministri Beqiri vuri gur themelin e palestrës sportive
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, vuri gur themelin e palestrës sportive në Skenderaj. Realizimi i kësaj palestre sportive, e cila do t’i ketë 1600 ulëse, mbështetet financiarisht nga MKRS. Me këtë rast, Ministri Valton Beqiri tha se MKRS është e interesuar që realizimi i këtij objekti të përfundojë sa më shpejtë, duke shtuar se, përkundër buxhetit mjaft të limituar, kjo ministri do të angazhohet të gjejë fonde alternative për realizimin e këtij projekti.