18 nëntor 2009
Krusha: S’ka skuadra të dobëta
Fitim Krusha, mesfushorë i Lirisë së Prizrenit, ka thënë hapur se nuk ka asnjë skuadër të dobët në elitën e futbollit. Sipas tij, kjo është dëshmuar në stinorin vjeshtor dhe secila skuadër ka qenë më e fortë se tjetra. “Në ndeshjen për kupë me rivalin e vjetër, Prishtinën, jemi të motivuar në përgjithësi për të dalë me rezultat të favorshëm që na dërgon më tutje për kupë. Një duhet ta dimë se Prishtina është skuadër e fortë dhe që dinë të shënojë kur më së paku pritet. Kemi përparësinë e fushës, mendoj edhe adhuruesit do të jenë ata që do të na japin zemër për fitore. Synimi i Lirisë është të shkojë në finale të kupës dhe këtë e shohim të arritshme”, tha Krusha.