18 nëntor 2009

Djelmoshat që bën historinë helvetike

Frederik Veseli, kapiten i kombëtares së Zvicrës U-17, Granit Xhaka e Pajtim Kasami padyshim janë heronjtë e Zvicrës.
Mediat zvicerane nuk ndalën dot duke shkruar për suksesin historik që ka arritur kombëtarja helvetike përkatësisht Zvicra U-17 në futboll. Një kombëtare që e përbërën tre shqiptarë titullarë: Frederik Veseli, i cili barti shiritin e kapitenit, pastaj Granit Xhaka e Pajtim Kasami. Djelmoshat që bën historinë së bashku me futbollistë të tjerë dhe që tronditën mbarë botën e futbollit me rezultate historike. Zvicra që për herë të parë mori pjesë në një ngjarje të madhe futbolli, në Kampionatin botëror U-17 dhe që dëshmoi vlerat që ka ky shtet më futbollistë të talentuar. Sukseset e mëdha të kësaj kombëtare që bartin firmën edhe të futbollistëve të dëshmuar shqiptarë. Frederik Veseli, mbrojtës i dëshmuar, i pathyeshëm dhe me fanatizëm të pashoq luftojë për çdo top në çdo cep të fushës. Veseli i takon Akademisë së futbollit anglez, Manchester Cityt dhe lojërat e tij i ranë në sy shumë ekspertëve të futbolli. Ai vetëm një ndeshje nuk e luajti në botëror pikërisht në gjysmëfinale kundër Kolumbisë për shkak të dy kartonëve të verdhë që mori në çerekfinale kundër Italisë U-17. Futbollisti Pajtim Kasami shënoi një gol në botëror dhe atë në ndeshjen e parë të grupit B, kur mundën me rezultat 2:0 Meksikon. Kasami mesfushorë që çdo top e pason me milimetër dhe që shquhet me shkathtësi dhe fuqi të lojës, është pjesë e skuadrës për të rinjtë, të skuadrës së njohur italiane, Lazio. Kasami për shkak kartonëve të verdhë mungoi kundër Kolumbisë, ndërsa në takime të tjera ka qenë figura më e fuqishme dhe shumë herë i ka dhënë zjarr lojës së bashku me mesfushorin tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili është anëtarë i skuadrës së Baselit nga Zvicra. Për Xhakën kanë shprehur interesim edhe kombëtarja e Shqipërisë në veçanti janë të interesuar kreu i FSHF-së, por Xhaka sipas informacioneve do të mbetët pjesë e kombëtares helvetike, me të cilën bëri emrin dhe ka shkruar historinë jo vetëm të tij. Xhaka i palodhur, ka shënuar një gol në botëror në ndeshjen e dytë të grupit B në fitoren me rezultat 4:3 kundër Japonisë. Veseli, Kasami e Xhaka ambasadorë të futbollit shqiptarë e zviceran, për ta viti 2009 do të shkruhet me shkronja të arta për titullin e botës që fituan me Zvicrën U-17. Ku do flitet për këta talent dhe heronjtë të mëdhenj të Zvicrës. Në këtë botëror nuk duhet lënë anash edhe futbollistin tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, që ka shënuar një gol, dhe i cili luajti titullarë me kombëtaren e Gjermanisë. Kombëtarja gjermane është eliminuar në tetën e finales nga kombëtarja e super-fuqishme Zvicra U-17. Mustafi la gjurmë të mira dhe u dëshmua futbollistë i kalibrit të madh. Viti 2009 ka sjellë gëzime edhe në sportin femëror. Fatmire Bajramaj anëtare e kombëtares së Gjermanisë dhe Kosovare Asllani e Suedisë dëshmuan mjeshtrit e tyre në Kampionatin Evropian. Fatmire Bajramaj me Gjermaninë u patën bërë kampione Evropës dhe kjo futbolliste me skuadrën gjermane, Turbine Potsdam, tashmë janë në çerekfinale të Champions Leagua. Futbollistët shqiptarë dhe shqiptare kudo që janë po dëshmojnë lojëra të hatashme dhe përveç që lartësojnë kombëtaret ku luajnë, bëjnë krenar edhe shqiptarët në përgjithësi.