17 nëntor 2009

Milani, tjetër “mësymje” për Hernanesin

Milani vazhdon “të peshkojë” në Brazil. Sipas shtypit italian, drejtuesit kuqezinj janë rihedhur në sulm për një lojtar që konsiderohet nga të gjithë si Pirlo i ri, ose më saktë Anderson Hernanesin, “regjizorin” 24-vjeçar të San Paolos, i cili i pëlqen shumë Barcelonës dhe Interit. Klubi i Juvenal Juvencios kërkon shumë për “xhevahirin” e tij”, vlera është 30 milionë euro, një shifër e destinuar të zbresë kur dikush të bëjë një ofertë konkrete.
Po jo shumë, sepse mjafton të mendosh që Barcelonës iu refuzuan 15 milionë euro. Megjithatë Milani duhet të thyejë konkurrencën e fortë dhe të shfrytëzojë si “ndërmjetës” trajnerin Leonardo ndaj drejtuesve brazilianë, që në 2003 u bindën nga trajneri aktual kuqezi për të shitur Kakànë. A do të mjaftojë edhe këtë herë?