16 nëntor 2009

Maldini : Sergio Ramos, passuesi im

Legjenda e gjallë e Milanit Paolo Maldini beson se mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos është në rrugë të mirë që të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë.
Maldini u penzionua në fund të sezonit të kaluar pas një karriere fantastike, dhe tani beson se Sergio Ramos mund ta zë vendin e tij, duke i dhënë spanjollit vullnet për të ardhmen.
“ Passuesi im definitivisht do të jetë Sergio Ramos,”
“ Ai është i ri dhe ka gjithçka që i duhet për të qenë pasuesi im. Ai është i shpejtë, i fuqishëm dhe ka teknikë. Ai është i ri, dhe ka një karrierë të gjatë para vetes.”
“ Ai është pjesë e një klubi fantastik. Këshilla ime për të do të ishte që të luaj në qendër të mbrojtjes, ashtu si bëra unë. Sekreti janë stërvitjet.” Deklaroi Maldini për Marca.