16 nëntor 2009

Berbatov i kthehet stervitjes

Sulmuesi i Man Utd i eshte rikthyer stervitjes pas demtimit, dhe eshte i gatshem te jete ne fushen e lojes te merkuren ndaj Maltes. Berbatov pesoi nje demtim ne gju ne ndeshjen kunder Blackburn dhe ishte jashte fushave te blerta per dy jave.
“Pesova nje demtim ne gju ndaj Blackburn i cili me la jashte fushave per dy ndeshje. Por tani jam rikuperuar dhe jam gati te rikthehem”- tha Berbatov per Skysport.
Ne fundjave ai pritet te jete gjithashtu nga minuta e pare ne loje ku Djajte e Kuq do te luajne kunder Everton.