Liverpuli, fitorja mban ndezur shpresën
Mbrëmja e sotme në Champions mund të japë disa prej verdikteve të para. Në Grupin E, Liverpuli duhet të fitojë në fushën e Debrecenit dhe të shpresojë që Fiorentina të bëjë një hap fals me Lionin. Një armë më shumë për "Reds" në Hungari do të jetë rikthimi i kapitenit Stiven Xherard. Në Grupin F, Rubini dhe Dinamo ndeshen për të shpresuar kualifikimin; Në Grupin G, Sevilja është e kualifikuar, ndërsa Unirea, Rejnxhërs e Shtutgarti janë në garë. Në Grupin H, Arsenali dhe Olimpiakosi kualifikohen me 3 pikë.