24 nëntor 2009

50 milionë euro për të marrë Riberi në janar

Çelsi nuk heq dorë nga Frenk Riberi. Sipas "The Sun", "Blues"-at janë gati t‘i bëjnë një tjetër ofertë Bajernit të Mynihut, duke vënë në pjatë një shifër të majme, 50 milionë euro, për të marrë talentin francez që në janar dhe për të djegur kështu konkurrencën e rivalëve të "zakonshëm", Real Madrid e Barcelona. Çelsi duket absolutisht i përqendruar në merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën dhe ardhja e Riberisë do të ishte prioritare për Ançelotin. Për sa i përket rrogës, flitet për 190.000 euro në javë, më shumë se Reali.