Koha po skadon per Bajern Munih
Drejtori i pergjithshem i Bajern Munih, Rumenige ka kerkuar ngritjen e nivelit te lojes nga skuadra bavareze, qe eshte shume prane eliminimit nga liga e kampioneve. Koha po skadon per skuadren e drejtuar nga holandezi Van Gal, qe luan te merkuren ne mbremje me Makabi Haifa ne Alianza Arena. Bajern Munih duhet te fitoje ndaj kampionit izraelit dhe pastaj ndaj Juventusit ne Torino qe te kete nje mundesi per te kaluar ne turin e dyte te liges se kampioneve. Por dhe ky skenar eshte i kushtezuar nga perfundimi i sfides ne “Shaban Delmas”, te merkuren ne mbremje midis Bordos dhe Juventusit. “Ne duhet te kthejme situaten e krijuar sa me shpejt qe te jete e mundur, pohoi Rumengi. Nese nuk do ta arrijme kete gje, atehere ne duhet te shikojme per sezonin e ardhshem”. Tekniku Van Gal qe mori Bajern Munih per ta rikthyer midis skuadrave me te mira te Evropes, duket se ka deshtuar ne kete mision dhe presioni ndaj tij eshte shume i madh. Bajern Munih ka kater pike, pas kater ndeshjesh dhe rrezikon eliminimin pas ndeshjeve ne grup. Pa sherbimin e mesfushoreve Riberi dhe Roben detyra e skuadres bavareze duke shume e veshtire, per te ndryshuar kahun e levizjes ne kompeticionin me te rendesishem evropian. “Ne nuk duhet te luajme vetem per teknikun, por dhe klubin nenvizoi mbrojtesi Filip Lahm. Nese ndodhesh ne vendin e shtate ne Bundeslige, atehere dhe besimi ne forcat e skuadres lekundet shume. Ndaj Makabi Haifas ka vetem nje alternative: fitorja”. Kampioni izraelit nuk ka asnje pike ne kater ndeshjet e zhvillura dhe fitorja mund te mos jete e veshtire per Bajern Munih. Megjithate te tjeret mund te percaktojne fatin e skuadres se Van Galit dhe ajo eshte sfida ne “Shaban Delmas”, Bordo-Juventus.