24 nëntor 2009

Blank: “Ne Itali? Shpresoj ne te ardhmen”

Bordo shkaktoi befasine, duke u kualifikuar per ne turin e dyte te liges se kampioneve dy ture perpara perfundimit te ndeshjeve ne grup. Arkitekti i ndertimit te kampiones se Francez eshte tekniku i ri, Lorant Blank. Ish-mbrojtesi i Napolit dhe i Interit, Blank eshte mjaft i kenaqur me proven e Bordos ne futbollin evropin dhe te merkuren ne mbremje nje test per te konfirmuar vlerat e skuadres se tij, eshte ai me Juventus ne “Shaban Delmas”. Kohet e fundit skuadra e Blank eshte kritikuar per “goditje ne boshllek (4 humbje ne 6 ndeshjet e fundit ne ligen franceze), kjo dhe per shkak te shume demtimeve. Megjithate Blank ruan moralin e larte: “Problemet fizike, ku perfshihen dhe demtimet jane pjese e futbollit. Ne ligen e kampioneve kemi bere gjera te medha. Kur u hodh shorti, Juventus dhe Bajern Munih u parashikuan si favorite per te kaluar turin. Ishte e drejte duke njohur historine e madhe te ketyre dy klubeve, organiken kualitative te tyreKur ne mesin e shtatorit shkuam ne Torino kureshtja per mua ishte te shikoja dimensionet e skuadres sime. Barazimi 1:1 dhe menyra se si u arrit sherbyen per rritjen e moralit te futbollistet”. Blank beson se bardhe e zinjte jane favorite ndaj skuadres bavareze per te kaluar ne turin e dyte te liges se kampioneve, nderkohe qe nuk e perjashton mundesine e rikthimit ne futbollin italian. “Kane thene se kam patur kontakte me Juventusin, por kjo nuk eshte e vertete, perfundoi Blank. Ajo qe eshte e vertete eshte se ne vitet e ardhshme nuk e perjashtoje mundesine per te ounuar ne Itali, Spanje dhe Angli. Por duhet te jete nje klub me ambicione. Te qenit teknik eshte nje profesion qe nuk mund ta besh gjithe jeten. Por deri kur ti dedikohem futbollit, deshira eshte te fitoje trofe”. Per mbrojtesin veteran te Juventusit, Kanavaro sfida me Bordon ka si alternative te vetme fitoren. “Duhet te arrijme suksesin per tu kualifikuar per ne turin e dyte te liges se kampione, deklaroi Kanavaro ne konferencen e shtypit. Bordo eshte nje skuader e mire me shume kualitete, pavaresisht krizes se demtimeve”.