19 nëntor 2009

Kilbane kërkon përsëritjen e Play Off ndaj Francës

Kevin Kilbane e ka demantuar golin e Gallas të shënuar në vazhdime ndaj Irlandës top i cili është pranuar nga Henry, duke thënë se ishte çartë një prekje me dorë ( shiko foton ), dhe kështu një përsëritje e ndeshjes do të ishte evidente.
“ Mirë, unë do të kisha dashur të përsëritet dhe të gjithë të tjerët në skuadër e dëshirojnë këtë.”
“ E keni parë, ai e preku një herë, dhe më pas e preku dhe një herë, që të jetë i sigurtë se nuk do të jetë top i huqur.”
“ E dini çfarë ? Unë e pyeta Henryn në fushë ‘ A e ke prekur me dorë ‘ ai më tha ‘ Po, por jo me qëllim.’ Kur e shikova xhirimin e përsëritur atëherë e pashë që ishim dëmtuar. Është një zhgënjim i madh për neve.”
“ E pashë, ai e goditi me dorë, më kujtohet si sot. Unë shkova te arbitri pasi përfundoi takimi dhe e pyeta se çfarë ndodhi dhe nëse ai e ka parë atë top. Ai më tha , ‘ Mund të të them se 100 % jam i sigurt që nuk ishte lojë me dorë.”
“ Kur më tha mua ai këtë, unë e dita që ishte duke më gënjyer, pasi që ai nuk e ka parë këtë situatë. Kjo ishte më e keqja, ne e ndiejmë veten të goditur.”
“ Do të jetë keq kur pas disa javësh do të tërhiqet shorti. Por, ne duhet të rrijmë kryelartë, pasi që luajtëm mirë dhe është dashur ta fitonim këtë takim dhe ky është një zhgënjim total. Ne luajtëm aq mirë, por nuk mund ta kthehemi prapa në Irlandë, pa e ditur se nuk jemi në botëror.” Përfundoi i zhgënjyer Kilbane.