19 nëntor 2009

Giovinco nuk shkon asku – agjenti

Sebastian Giovinco sot në mëngjes ishte objekt i spekulimeve se do të transferohet në Janar te Liverpooli, por shpejt doli agjenti i tij për ti demantuar këto spekulime.

Raporte nga La Gazzeta dello Sport pohonin se menagjeri i të kuqve Rafa Benitez ishte në përgatitje të transferimit të italianit në Anfield.

“ Nuk mendoj se ka shumë për tu lexuar nëpër ato raporte në sensing që Giovindo do të mbetet te Juventusi.”

“ Nuk e di se kush e dha këtë gënjeshtër, por mund të them se Giovinco do të qëndroj në Torino. Kjo është e vërteta.”

“ Të them të drejtën nuk e kam lexuar atë lajm, por nëse do ta lexoja, nuk do të kisha çfarë të lexoja.”

“ Giovinco është Juventin dhe ai ka besimin e trajnerit dhe klubit.”

“ Sa për Liverpoolin, nuk kam për të bërë komente. Ai do të qëndroj në Juventus.”