19 nëntor 2009

Italia mund Suedinë

Italia ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar ndaj Suedisë…
Italia si zakonisht dominoi gjatë tërë takimit pasi që Suedisë i mungonin yjet.
Azzurët nuk arritën të shënojnë më shumë se një gol. Të vetmin e shënon Giorgio Chiellini në minutën e 28.
Italia me këtë fitore konfirmon rezultatet pozitive por jo dhe formën e dikurshme, kur shkelte çdo gjë që gjente përpara.