25 nëntor 2009

Kanavaro minimizon çështjen “Baloteli”

Fabio Kanavaro e minimizon çështjen “Baloteli”. Mbrojtësi i Juventusit dhe kapiteni i kombëtares italiane jep mendimin e tij pas koreve jo civile të adresuara ndaj sulmuesit të Interit nga tifozët bardhezinj gjatë ndeshjes të së dielës në mbrëmje Juventus-Udineze. “Ka vite që shkoj në stadiume dhe dëgjoj të thuhet gjithçka, por më duket se për këto që po flasim, nuk janë kore raciste”. Para nisjes në Bordo të Francës, ku sot skuadra e Ferrarës do të luajë ndaj kampionëve transalpinë, Kanavaro flet edhe për çështjen “Maikon”, i cili u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes dhe në vijimësi u dënua me dy ndeshje përfshirë edhe atë të 5 dhjetorit ndaj Juves: “Nuk më interesojnë çështjet, që u përkasin skuadrave të tjera”.