Zikaltrit dhe bardhezinjtë interesohen për maqedonasin Pandev dhe italianët Kandreva e RanokiaPandev, por edhe Kandreva dhe Dzeko. Horizonti i merkatos së janarit ka filluar të ngjyroset me histori intriguese për skuadrat e mëdha. Ndërsa Interi dhe Juvja sfidojnë njëra-tjetrën për sulmuesin maqedonas që kërkon të lirohet menjëherë nga Lacio, zikaltrit dhe bardhezinjtë duket se do të garojnë edhe për lojtarët e rinj Kandreva dhe Ranokia.
Sfidë në të gjitha kuptimet, duke parë se përballja mund të vazhdojë deri në verën e ardhshme. Nga ana tjetër vlera e mesfushorit të Livornos dhe ajo e mbrojtësit të Barit po rritet gjithnjë dhe më shumë. Dhe për arsye të ndryshme klubet që zotërojnë kartonët e tyre (Xhenoa dhe Udineze) duket se kanë ndërmend t’i shesin.
RINOVIMET - Jo rastësisht të dy lojtarët kanë refuzuar para pak kohësh rinovimet e kontratave respektive dhe presin oferta nga klube të tjera. Në fakt skuadra e Lipit do të duhet të gjejë zëvendësuesin e Kanavaros dhe Legrotalies. Edhe në shtëpinë e Moratit është i nevojshëm një ndryshim brezash në mbrojtje.
Por i njëjti diskutim vlen edhe për të preferuarin e fundit të Lipit, teksa Interi në verën e ardhshme do të lërë të lirë Vieiranë dhe ndoshta edhe Muntarin. Për kërë arsye Branka dhe Oriali janë në kërkim të një lojtari cilësor, që të ketë edhe moshë të re.
RIKTHIMI - Milani ka lëvizur para kohe duke siguruar Devid Bekhamin dhe lojtarin e ri ganez, Demenik Adiah. Por nuk mbaron me kaq. Vazhdojnë kërkimet për një lojtar krahu mëngjërash, por klubi kuqezi duhet të bëjë llogaritë me kushtëzimin në lidhje me blerjen e lojtarëve jo-komunitarë. Dhe ky fakt komplikon gjërat edhe përsa i përket Dzekos. Por deri në një farë pike. Verën e kaluar Volfsburgu ka refuzuar çdo kontakt për sulmuesin boshnjak që ishte në krye të listës së dëshirave të Leonardos.
Por lojtari ka qenë gjithmonë i tërhequr nga idea për të veshur fanellën kuqezi. Dhe diskutimi vazhdon, edhe pse në hije. Adriano Galiani, herët ose vonë, do të rihidhet në sulm për sulmuesin e kampionëve të Gjermanisë. Si kundërofertë do të përdorë Klas-Jan Huntelarin, i cili duket se do të ndërrojë sërish fanellë në fundin e sezonit. Milani nuk do të mendojë për bilancin me kusht që të marrë Dzekon, edhe pse do të synojë ta shkëmbejë me hollandezin.
LLOGJIKA - Këto operacione kanë një gjë të përbashkët, që është interesimi i qartë për lojtarë që janë në rritje dhe shumë të rinj. Zakonisht në janar flitet për zëvendësues, për zgjidhje të përkohshme. Ndërsa, këtu kemi të bëjmë me operacione që kanë në qendër të tyre futbolllistë të rinj, që sapo kanë filluar të tregojnë vlerat e tyre. Pothuajse perfekte strategjia e Fiorentinës dhe pronarëve Dela Vale që verën e kaluar janë treguar të duruar duke mos shpenzuar më kot paratë e tyre.
Rezultatet i japin të drejtë Korvinos, që edhe në janar duket se do të zhvillojë një merkato të ngjashme me atë të mëparshmen. Një shembull? Nëse argjentinasi Munjoz do të transferohet menjëherë në Serinë A do të jetë një gjë e mirë, përndryshe gjithçka do të shtyhet për në korrik. Koha është në favor. Një politikë e kujdesshme, që fatmirësisht po përhapet gjithnjë dhe më shumë. Pra kundër shpërdorimeve, për një futboll pa shpenzime të mëdha.