17 nëntor 2009

Gasperini: Asnjë polemikë me Ferrarën

Nuk ka asnjë problem midis Gasperinit dhe Ferrarës. Tekniku i Xhenoas është rikthyer të flasë për polemikën që ka lindur me trajnerin e Juventusit: “Kam thënë vetëm se në momentin kur skuadra të rëndësishme i besojnë njerëzve me pak eksperiencë, roli i trajnerit humb pak besueshmëri, - ka shpjeguar Gasperini.
- Më pas këto fjalë janë kthyer në një polemikë nga shtypi me Ferrarën dhe Leonardon, por nuk ka qenë e tillë. Gjithsesi, Juventusi dhe Milani i kanë besuar dy njerëzve me vlerë që do të bëhen trajnerë të mëdhenj”. Më pas, Gasperini ka folur për të ardhmen e ekipit të tij: “Kur një skuadër si Xhenoa rritet kaq shumë në kaq pak kohë, futet në xhiron e skuadrave të mëdha, por vuan përsa i përket diferencave që ekzistojnë në buxhet me këto ekipe. Këto të marrin talente si Milito dhe Mota dhe më pas është e vështirë të bësh projekte”, ka përfunduar ai.