Japonia kundër Vuvuzelës
Presidenti i Federatës Japoneze të Futbollit, Motoaki Inukai, ka kërkuar nga FIFA që t’i ndalojë Vuvuzelat gjatë ndeshjeve të Botërorit Afrika e Jugut 2010. Vuvuzelat, që janë traditë afrikane, u bënë të famshme në Kupën e Konfederatave, verën që shkoi. Ato lëshojnë një lloj tingulli, i cili u ka penguar shumicës së futbollistëve të Kombëtareve. Për momentin, FIFA nuk ka marrë kurrfarë mase.