18 nëntor 2009

Carlos shkon në Corinthians

I intervistuar në televizionin brazilian Globoesporte, Roberto Carlos ka bërë të ditur se e ardhmja e tij do të jetë në Brazil , përkatësisht në fanellën e Corinthians. “Zyrtarët e Fenerbahçes janë të informuar për vendimin tim. Pasi ta shkëpus kontratën me klubin turk, do ta telefonoj presidentin Farah dhe do ta zyrtarizoj rikthimin tim në Brazil”, theksoi mbrojtësi i majtë brazilian, i cili fitoi gjithçka në futboll në kohën sa luante tek Real Madrid.