Në fushë kundër Zurich
Lajme të mira për Real Madridin: Cristiano Ronaldo parashihet që të jetë në fushë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zurich, të cilën Real Madrid do ta zhvillojë të mërkurën që vjen në Santiago Bernabeu. Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, kjo njëkohësisht do të jetë një provë për mesfushorin portugez, para super-derbit të fundjavës që vjen kundër Barcelonës. Kundër zviceranëve, Ronaldo do të jetë rezervist, kurse në Camp Nou pritet të jetë titullar.