20 nëntor 2009

Ibrahimovic mungon kundër Atletico Bilbao

Suedezi do ta humbas ndeshjen e blaugranëve kundër Atletico Bilbao në San Mames.
Sulmuesi i Barcelonës Zlatan Ibrahimovic si duket ka pësuar prap një lëndim të lehtë në kofshën e tij dhe do ta humbas ndeshjen e fundjavës ku Barcelona takohet me Atletiko Bilbao në San Mames.
Faqja zyrtare e klubit ka raportuar se Ibrahimovic vuante nga një lëndim në këmbën e majtë në trajnimin e së mërkurës, dhe për këtë arsye ai iu nënshtrua testeve mjekësore.
Testet kanë konfirmuar se suedezi ka një tendosje në kofshën e tij.
Ibrahimovic këtë sezon ka shënuar shtatë gola nga nëntë ndeshje në La Liga, prej kur ai u transferua në Barcelonë nga Interi në verën e kaluar.