Menjëherë pas përfundimit të kualifikimeve të kampinonatit botëror 2010, UEFA ka bërë publike datën e tërheqjes së shortit për EURO 2012, që do të mbahet më 7 Shkurt të vitit që vjen.Ja ekipet të ndara sipas enëve përkatëse. Do të tërhiqen nëntë grupe. Për secilin grup do të tërhiqet nga një skuadër në secilën enë.
Enët janë të kategorizuara në bazë të fuqisë dhe formës së skuadrave më të mira aktualisht. Shqipëria gjendet në enën e pestë.
Enet per kualifikimet EURO 2012
Ena 1: Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Kroacia, Portugalia, Franca, Russia.
Ena 2: Greqia, Çekia, Suedia, Zvicra, Serbia, Turqia, Danimarka, Sllovakia, Romania.
Ena 3: Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Norvegjia, Irelanda, Skocia, Irelanda Veriore, Austria, Bosnia-Hercegovina.
Ena 4: Sllovenia, Letonia, Hungaria, Lithuania, Bellarusia, Belgjika, Wellsi, Maqedonia, Qipro.
Ena 5: Mali i Zi, Shqipëria, Estonia, Gjeorgjia, Moldaiva, Islanda, Armenia, Kazakistani, Liehtenshteini.
Ena 6: Azerbaigjani, Luksemburgu, Malta, Ishujt Faroe, Andorra, San Marino.