20 nëntor 2009

Bruce : Wenger është gjenial

Menagjeri i Sunderlandit Steve Bruce ka shprehur shenja admirimi për homologun dhe kundërshtarin e nesërm Arsene Wenger.
“ Unë kam raporte të mira me Wengerin, dhe nga të gjithë menagjerët, ai më ka ndihmuar më së shumti.”
“ Ai më ka ndihmuar që të promovohem te Birminghami dukë më dhënë si huazim një sezonë Nicklas Bendtnerin, Fabrice Muamba dhe Sebastin Larsson, gjë për të cilën gjithmonë do të jem mirënjohës.”
“ Ata ishin tre lojtarët më të mirë që pata atë sezonë, dhe kështu patën ndikim në ngritjen e klubit.”
“ Arsenal është një klub vërtet i ri, që është nën drejtimin e një gjeniu.”
“ Ai prodhoi ekip pas ekipi, shiti lojtar pas lojtari dhe gjeti lojtarë për ti zëvëndësuar.”
“ E ardhmja është para Arsenalit me këtë menagjer dhe këtë ekip. Njerëzit thonë se Arsenal duhet të fitoj tituj, por unë nuk mendoj ashtu, mënyra e lojës është primare.” Deklaroi Steve Bruce, menagjeri i Sunderlandit.