Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka përgëzuar lojtarët e tij për fitoren ndaj Interit prej 2-0 duke dërguar veten në pozitën e parë të Grupit F të Ligës së Kampionëve.
“ E përgëzoj ekipin tim se si u paraqit. Kemi bërë një hap vërtetë të rëndësishëm. Tani duhet ta mbarojmë atë në Kiev. Ne varemi nga vetvetja,”
Me një fitore në Kiev Barcelona do të arrinte të siguronte pozitën e parë në grup.
Guardiola tha poashtu se ai nuk deshi ti rrezikonte yjet Ibrahimovic dhe Messi, dhe tha se ekipi dje tregoi se mund të luaj edhe pa ata.
“ Është e vërtetë që unë ndjehem më i sigurtë me Leon dhe Ibrën në fushë, por ishte rreziku i humbjes së të dyve për një kohë të gjatë. “
“ I kuptoj njerëzit që merakosen pasi që janë dy lojtarë të mëdhenjë. Por, në këtë skuadër, të gjithë lojtarët ofrojnë entuziazëm dhe gjëra të ndryshme,” deklaroi pas ndeshjes Guardiola.