Menagjeri i Liverpoolit mendon se ‘’ the reds ‘’ duhet të akuzojnë vetem veten e tyre për eliminimin e hershëm në Champions League.
Fitorja minimale e Fiorentinës ndaj Lyonit ishte fatale për Liverpoolin që ju tregua dera nga gara më prestigjioze europiane.
“ Ishte gabimi ynë në fund, golat e vonshëm që i pranuam na kushtuan.”
“ Ne ishim aq të mirë viteve të fundit sa që njerëzit mendojnë se është aq e thjeshtë për tu kualifikuar.”
“ Për këtë arsye, njerëzit mendojnë se mund ta bëjmë atë çdo sezon. Por nuk mund ta bëni gjithmonë, tani kemi një ndeshje derbi të dielën në Everton dhe duhet të përgatitemi për këtë sfidë.”
“ Ne jemi të zhgënjyer, pasi që na nevojitej fitorja dhe e bëmë, por nuk mund ta ndryshoni atë çfarë ndodhi në Firencë, por së paku bëmë punën tonë.”
“ Nëse i analizoni të gjitha grupet, do të shihni se dy golat e pranuara në dy ndeshjet në sekondat e fundit nga Lyoni bënë diferencën.”
“ Na kushtuan katër pikë ato gola të pranuara në kohën shtesë.”
“ Jam i zhgënjyer me mënyrën si u eliminuam – ah këto dy gola kundër Lyonit .”
“ Nëse do të parandalonim njërin prej këtyre golave do të vazhdonim garën.”
“ Tani nuk mund të ndryshoj më asgjë.” Përfundoi Benitez.