Sot në mbrëmje do të luhen takimet e radhës në grupet A, B, C dhe D. Gjithçka mbetet e hapur në të gjithë grupet.
Në Francë, vendasit e Bordosë (tashmw tw kualifikuar) do të presin Juventusin, në një sfidë që do të zgjidhë shumë pikëpyetje në grupin A. Ndërkaq, Bajerni i Mynihut do të luajë shanset e fundit për kualifikim përballë Makabi Haifas në shtëpi, duke shpresuar edhe nga një rezultat favorizues nga takimi midis Bordosë dhe Juventusit.
Në grupin B, përballje interesante dhe përcaktuese është ajo që do të luhet në Rusi midis CSKA Moskës dhe Volfsburgut. Kampionët e Gjermanisë ndodhen në vendin e dytë në kuotën e shtatë pikëve, tre më shumë se rusët, që luajnë mundësitë e veta për kualifikim (duke parë që ndeshjen e fundit do ta luajnë ndaj Beshiktashit që nuk ka asnjë synim). Ndërkohë që Mançester Junajtid ka një mundësi të mirë sot për të mbyllur çështjen e kualifikimit. Kampionët e Anglisë presin sot në “Old Traford” Beshiktashin, që ka dalë jashtë çdo lloj objektivi.
Gjithçka e hapur edhe në grupin C, aty ku Milani, Reali i Madridit dhe Marseja i kanë të gjitha mundësitë për të kaluar në fazën tjetër. Në takimet e sotme, Milani pret Olimpikun e Marsejës, kurse Reali do të luajë në shtëpi ndaj zviceranëve të Zyrihut.
Superndeshje është edhe ajo që do të luhet në “Dragao” midis Portos dhe Çelsit. Vetëm një pikë është distanca që i ndan këto dy skuadra (dhjetë ka Çelsi, nëntë Porto) dhe sot të dy ekipet do të kërkojnë t’i bëjnë keq njëri-tjetrit, për t’ia lënë gjithçka ndeshjeve të fundit, ku Çelsi pret Apoelin, kurse Porto luan në fushën e Atletikos së Madridit.
Liga e Kampionëve, ja ndeshjet që do të luhen sot:
Grupi A
Bajern Mynih – Makabi Haifa
Bordo – Juventus
Grupi B
CSKA Moska – Volfsburg
Mançester Utd. – Beshiktash
Grupi C
Milan – Olimpik Marsejë
Real Madrid – Zyrih
Grupi D
Porto – Çelsi
Apoel Nikozia – Atletiko Madrid