25 nëntor 2009

Gattuso dëshiron të largohet nga Milani

Mesfushori Rino Gattuso dëshiron të largohet nga Milani dhe shpreson për një transferim te Manchester City, shkruajnë mediat italiane.
Drejtuesit e Milanit thuhet se nuk kanë mohuar se Gattuso ka kërkuar të transferohet në afatin kalimtar të janarit.
Italiani është i shqetësuar me situatën në Milan, ku ai tash luan si mbulesë për Massimo Ambrosinin nën drejtimin e trajnerit Leonardo. Mesfushori po ashtu ndjen mungesën e Carlo Ancelottit, i cili aktualisht drejton Chelsean.
Gattuso dëshiron të largohet nga Milani në muajin janar dhe ka dy oferta në tavolinë, e para nga Manchester City dhe e dyta nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Italiani shpreson të jetë pjesë e Kupës Botërore në verën e ardhshme.