25 nëntor 2009

Arsenal kthen sytë kah Remy

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, raportohet është duke kërkuar sulmuesin e ekipit francez Nice, Loic Remy.
Sipas The Sun, Remy, 20-vjeçar, është i informuar për interesimin e fuqishëm të Arsenalit dhe ka pyetur bashkëlojtarët e tij te kombëtarja, Abou Diaby dhe Bacary Sagna për jetën në Emirates.
“Shpesh flas për Arsenalin me Diaby dhe Sagna, kur jam me ta në ekipin e Francës. Ata më tregojnë se kur luani një herë në Arsenal, dëshironi të mbeteni aty për gjithë karrierën tuaj”, ka thënë Remy.
Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje këtë sezon. Milani po ashtu është duke përcjellë lojtarin, si edhe dy gjigantët francez Lyon dhe Bordeaux.