Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është i kënaqur me mënyrën se si ekipi i tij luajti në ndeshjen e mbrëmshme kundër Debrecen në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Të kuqtë fituan me rezultat minimal 1-0 me golin e David N’Gog, por fitorja e Fiorentinës ndaj Lyonit në takimin tjetër të grupit E, prishi planet e ish-kampionit të Evropës.
“Ne duhej të bënim punën tonë sot. Puna jonë ishte të fitojmë dhe ne fituam, por nuk mundnim të kontrollojmë ndeshjen tjetër. Të fitojmë sot ishte e vetmja gjë që mund të bënim dhe luajtëm mirë, me pesë katër ose pesë shanse të pastra”.
“Gjëja më e rëndësishme tash është të jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës, kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën, kundër Evertonit”, ka thënë Benitez.