Sulmuesi i Cagliarit Nene ka shprehur admirimin e tij për Alexandre Paton e Milanit, duke pohuar se ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.Pato ka shpërthyer nën drejtimin e Leonardos duke shënuar disa gola vitale.
Nene do të luaj kundër assit të Milanit këtë weekend, dhe para këtij takimi ai ka lansuar breshëri lavdatash për bashkëkombasin e tij.
“ Për mua do të jetë nder të luaj kundër Patos. Ai është njëri prej më të mirëve në botë. Ai është vërtet i shpejtë.” Deklaroi Nene për TMW.
Cagliari po kalon një sezonë pozitive deri tani, duke qenë në vendin e nëntë në Serie A.