16 nëntor 2009

Fabiano nuk është në shitje

Presidenti i Sevillës, Jose Maria del Nido ka përjashtuar mundësinë e shitjes së sulmuesit Luis Fabiano gjatë afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi brazilian ishte kërkuar nga disa prej klubeve të mëdha evropiane, gjatë verës, mirëpo mbeti në klubin spanjoll.
Del Nido ka siguruar se sulmuesi nuk do të largohet në janar. “Askush nuk ka paraqitur ofertë për Fabianon. Synimi ynë është që ai të mbetet me ne edhe për shumë vite të tjera dhe e kemi përjashtuar mundësinë e shitjes së tij në janar”, deklaroi Del Nido.